E bënë “të vdekur”. Reagon Kledi Kadiu për lajmet në mediat italiane

Nuk është hera e parë që ndodh dhe as Kledi Kadiu nuk është viktoma e parë, i gjallë fatmirësisht që preket nga lajme të tilla të rreme e të tmerrshme.

Disa tituj lajmesh online qarkulluan kudo, ku thuhej se Kledi Kadiu është larguar në mënyrë ambigue, pra duke nënkuptuar se kishte ndërriar jetë.  Ndonëse brenda artikullit flitej për një largim të tij të mundshëm nga Italia.

Lajmi sigurisht tejet shqetësues ka prekur edhe familjarët e balerinit profesionist, dhe ky i fundit ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale mbi kaosin mediatik italian të krijuar.

Reagimi i Kledi Kadiut:

“Gjithçka ka lindur pardje. Miqtë që ishin të shqetësuar për atë që kishin lexuar më kontaktuan. Nuk është hera e parë që ndodh kjo me mua, i ka ndodhur edhe Anbetës. Shumë njerëz të afërt më telefonuan për të më pyetur se si po ia kaloja. Fillimisht nuk e kuptova pse, më pas më dërguan titujt screenshot. Lajmet brenda tregonin se isha transferuar në Shqipëri, por as kjo nuk është e vërtetë: jetoj në Rimini dhe kam punuar gjithmonë në Itali. Arsyeja e vetme për këto lajme mund të jetë ajo e klikimeve. Janë e ekzagjeruar. Titujt kurth janë tipikë sot. Kam vite që jetoj në këtë mjedis dhe këto gjëra i lexoj vazhdimisht. Për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme, kam paralajmëruar menjëherë prindërit e mi sepse lajmi po qarkullon edhe në Shqipëri”.