
Dyshoni se ju përgjojnë celularin? Ja kodi sekret që duhet të përdorni
Keni patur ndonjëherë dyshime se janë duke ju përgjuar celurarin? Tanimë, falë këtyre kodeve, ju mund ta mbani veten të sigurt nga shumë probleme.
Nëse vendosni kodin * # 21 # do t’ju tregojë nëse dikush ka aktivizuar përcjelljen e thirrjeve dhe SMS. Një metodë shumë e dobishme për të kuptuar nëse monitoroheni vazhdimisht nga dikush në veçanti.
Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të ruani privatësinë tuaj dhe të dhënat më të ndjeshme të jetës suaj private. Për më tepër, deri tani të gjithë ne futim në këto pajisje, një sërë të dhënash që duhet të mbeten absolutisht konfidenciale.
Në rast të një përgjigjeje pohuese, thjesht vendosni kodin # 62 # për të gjetur numrin e celularit ku janë devijuar telefonatat dhe mesazhet. Kështu do të zbuloni identitetin e pronarit për t’u përballur me të.
Kodi * # * # 4636 # * # * është i disponueshëm vetëm për Android. Kjo do të thotë që ju mund të bëni një kërkim të plotë dhe të shihni menjëherë nëse është hapur një program, të cilin nuk keni qenë ju që e keni hapur.
Falë këtij kodi, ju mund të konsultoheni me të dhëna të ndryshme për të kuptuar më mirë se për çfarë është përdorur smartphone-i juaj.