Dyshja që nuk prisnim, Shakira dhe Ed Sheeran me disa bashkëpunime

Mesa po shihet, Shakira nuk e ka ndërmend të ndalet. Ed Sheeran sapo zbuloi se po bashkëpunon me artisten kolumbiane, duke shkruar disa këngë për rekordin e saj të ardhshëm, i cili ende nuk ka një emër apo një datë publikimi.

Sheeran ishte në një intervistë me Rolling Stone, ku diskutoi shumë tema, duke filluar nga muzika e tij deri te disa nga gjërat në jetën e tij që frymëzuan albumin e tij të ri.  Ed Sheeran ka grumbulluar goxha material për muzikë të re, duke përfshirë bashkëpunimet me J Balvin, Justin Bieber, Pharrell e të tjerë.

Në rastin e Shakirës, u zbulua se ai kishte shkruar disa këngë për albumin e saj të ri, një zhvillim emocionues për fansat e Shakirës në të gjithë botën.
Megjithë listën e gjerë të interpretuesve me të cilët do të punojë Sheeran, njerëzit në Tëitter u gëzuan më shumë kur lexuan emrin e Shakirës në listë.

Rekordi i ri i Shakirës është vënë në lojë që nga mesi i vitit të kaluar. Megjithatë, duket sikur ajo po shton gjithnjë e më shumë këngë në të, duke publikuar një varg këngësh single gjatë dy muajve të fundit që kanë mahnitur audiencën.

Ndërsa “Music Sessions #53” merr pjesën më të madhe të vëmendjes për shkak të teksteve zbuluese dhe rekordeve të shumta botërore Guinness, bashkëpunimi i saj me Karol G ka qenë gjithashtu një sukses i madh. Rekordi i saj i ri ka të ngjarë të kënaqë fansat e rinj dhe të vjetër.