
Dyshimet nga policia për shoferin e autobusit që përfundoi në “Lanë”
Shoferi i autobusit “Green Line” që përfundoi në lumin e Lanës dy ditë më parë u procedua në gjendje të lirë nga Policia Rrugore. Dyshohet se shoferi 62-vjeç Muhamet Kyçyku ka qenë fajtor në aksidentin me 5 të plagosur.
Shoferi, sipas mediave vendase ka treguar në dëshminë e tij se urbani ka marrë superxhiro dhe për këtë shkak ka humbur kontrollin.
Sipas skemës së ngritur nga grupi i hetimit, pak momente para përplasjes autobusi kishte ndaluar në stacion për të zbritur e marrë pasagjerë. Nga hetimet paraprake, shoferi nuk ka rezultuar të ketë konsumuar alkool.
Por pavarësisht se ka rezultuar i pastër në testin e alkoolit, dyshohet se 62 vjeçari nuk ka parë pasqyrat dhe është futur në korsinë e shpejtësisë pa kontrolluar nëse ka pasur lëvizje.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Propozimi i piktorit Helidon Haliti për autobusin që përfundoi në Lanë
*Tibo News.