Dyshime për korrupsion, arrestohen 50 zyrtarë në Kosovë

Janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë ditën e sotme në Kosovë në operacionin e titulluar “Pika”. Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.