Dyfishohet numri i të infektuarve me Covid brenda një jave

Dyfishohet numri i personave të infektuar brenda një jave.

Aktualisht numërohen 791 të infektuar nga 324 që ishin të hënën e shkuar.

Mjekët në qendrat shëndetësore thonë se çdo ditë rastet rriten, ndërsa shifrat janë dhe më të larta.

Në shumicën e rasteve, të infektuarit janë të rinj të pavaksinuar, të cilët e kalojnë sëmundjen në forma jo të lehta.

Apeli i mjekëve është për vaksinim kryesisht te të rinjve, pasi shumica janë të paimunizuar.

Mes të ifektuarve ka edhe të vaksinuar, por mjekët referojnë se ata po e kalojnë më lehtë dhe në kohë më të shkurtër sëmundjen. Sipas të dhënave zyratre të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vend janë injektuar mbi 2 milionë e 880 vaksina. Rreth 54% e popullatës ka marrë dy doza.

*Tibo News.