Dy zjarrfikëse të reja në stacionin e Kinostudios

Dy mjete të reja i janë shtuar stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë stacionit zjarrfikës të njësisë nr 4, edhe për të mbuluar zonat periferike dhe rurale të qytetit.

Stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, që gjatë verës përballet me vatra zjarri.  Mjetet e reja zjarrfikëse u dhuruan nga  ambasada japoneze në Tiranë.

*Tibo News