Dy trajtimet e reja të Covid, kush mund ti përdorë dhe kur

Pacientët e Covid në vendet europiane do kenë mundësi të trajtohen me dy medikamente të reja; Paxlovid të Pfizer dhe Molnupiravir të Merck.
Ato nuk janë miratuar zyrtarisht, por rregullatori i Barnave në BE i ka këshilluar vendet të përdorin këto dy mekamente për pacientët, edhe në shtëpi.
Paxlovid dhe Molnupiravir që do quhen Lagevrio, sipas studimeve ulin shanset e shtrimit në spital ose vdekjes nga Covid tek pacientët me rrezik të lartë.
Qeveritë europiane pritet të prezantojnë ilaçet në luftën kundër virusit sapo të bëhen të disponueshme.

Kush duhet t’i marrë këto medikamente?

Nuk janë për të gjithë ata që dalin pozitiv në test. Përdoren kryesisht nga ata me simptoma të moderuara dhe që kanë gjasa të sëmuren rëndë. Përfshihen kryesisht të moshuarit dhe ata me sëmundje zemre, kanceri apo diabeti.

Kush nuk duhet t’i marrë këto ilaçe?

Në SHBA, Merck’s molnupiravir nuk është i autorizuar për fëmijët sepse mund të ndërhyjë në rritjen e kockave. Gjithashtu nuk rekomandohet për gratë shtatzëna për shkak të potencialit për defekte të fëmijës pas lindjes.
Pilula Pfizer nuk rekomandohet për pacientët me probleme të rënda të veshkave ose mëlçisë. Gjithashtu nuk janë të autorizuara për personat e shtruar në spital me Covid-19.

Kur duhet të nisë trajtimi?

Sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 5 ditëve nga fillimi i simptomave.
Kolla, dhimbja e kokës, ethet, humbja e shijes apo nuhatjes dhe dhimbjet e muskujve dhe trupit janë ndër shenjat më të zakonshme të Covid.

A funksinojnë kundër Omicron?

Thuhet të jenë efektive ndaj Omicron sepse nuk synojnë proteinën spike ku ndodhen shumica e mutacioneve shqetësuese të variantit të virusit. Dy pilulat funksionojnë në mënyra të ndryshme për të parandaluar riprodhimin e virusit.