Dy tërmete me magnitudë mbi 5 godasin Greqinë

Dy tërmete të forta me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter kanë goditur Greqinë fqinje mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas të dhënave sizmiologjike dhe mediave greke, tërmetet u regjistruan me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatras. Lëkundjet e forta nga tërmeti u ndjenë edhe në Kretë, Patra dhe në Athinë.

Fatmirësisht, lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar të lënduar në njerëz apo dëme materiale. Sizmiologët kanë deklaruar se nuk ka rrezik as për cunami.