Dy të vdekur dhe 5 të plagosur nga të shtënat në Los Anxhelos

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një park në Los Anxhelos, në një ekspozitë makinash, thanë autoritetet.

Sulmi në Peck Park në komunitetin e San Pedro, rreth 25 milje në jug të qendrës së L.A., mund të ketë përfshirë më shumë se një sulmues dhe duket se ka nisur me një mosmarrëveshje midis dy palëve.

Katër persona janë shtruar në spital në gjendje kritike, ka deklaruar policia.

Të plagosurit ishin të moshës 23 deri në 54 vjeç tha kapiten i zjarrfikësve në Los Angeles.