Dy qytetet me temperaturat më të larta sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen në zonën e ulët dhe në një pjesë të mirë të bregdetit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News