Dy qytetet ku termometri do regjistrojë 41°C

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës orët me diell do të jenë të shumta në të gjithë vendin tonë. Por parashikohet që pas mesdite të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, POR nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje përgjatë zonës malore. PO ashtu gjatë mbrëmjes dhe natës vijojnëE të jenë prezente vranësirat kalimtare të cilat më të fokuauara do të mbeten në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News