
Dy qytetet ku temperaturat do shënojnë 37 gradë sot
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta do të përfshijnë vendin tonë, duke sjellë në Shqipëri dominim të kthjellimeve gjatë paradites.
Ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë kalime të pakta vranësirash.
Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore, ku ato do të zhvillohen përkohësisht duke sjellë rrebeshe afatshkurtra.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
*Tibo News