Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë

Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë dhe investimi do të jetë tërësisht privat. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas ministres, ky investim përkon me një periudhë shumë të vështirë përsa i përket energjisë elektrike.

Ajo nënvizoi se shteti shqiptar do të përfitojë 2% të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.