
Dy metoda si të transferoni bisedat e WhatsApp nga një telefon në tjetrin
Një nga problemet që hasim me telefonët e rinj dhe aplikacionet, janë ‘arkivat’ në telefonët e vjetër. E kryesisht bisedat në WhatsApp që duam ti kemi edhe në telefonin e ri. Në fakt ka një metodë se si të mos i humbisni, ndonëse nuk është dhe aq e lehtë.
WABetaInfo e cila përcjell të rejat më të fundit të teknologjisë, tregon se në versionin 2.23.1.25 të versionit beta për Android, mundësia e transferimit të të gjitha bisedave nga një telefon në tjetrin mund të bëhet thjesht me një kod QR dhe pa pasur nevojë të bëni kopje rezervë.
-Si të transferoni bisedat në WhatsApp
Për momentin ekziston vetëm një mënyrë për të kaluar të gjithë përmbajtjen tuaj nga një telefon në tjetrin: shkoni te “Cilësimet”, klikoni “Chat”, klikoni “Backup” dhe më pas klikoni në Follow Backup në mënyrë që të arkivoni gjithçka në Google Drive dhe të jeni në gjendje ta rivendosni atë në pajisjen e re.
Kjo është mënyra më e shpejtë edhe pse nuk duket dhe aq metodë e shpejtë:, mund të duhen deri në 20-30 minuta për të përfunduar procedurën. Pasi të bëhet, instaloni WhatsApp në telefonin e ri, identifikoni veten me numrin tuaj dhe aplikacioni do të kërkojë kopjen rezervë që sapo keni bërë.
-Transferoni bisedat WhatsApp pa kopje rezervë
Kur funksioni i ri të dalë nga faza beta, gjithçka do të jetë edhe më e thjeshtë: kur të nisni të përdorni aplikacionin për herë të parë, telefoni i ri padyshim do t’ju kërkojë të vendosni një numër telefoni, por përveçse duke kontrolluar kopje rezervë, mund të zgjidhni Transferimin e Chatit. Sipas WABetaInfo, telefoni do të aktivizojë kamerën për të inkuadruar kodin QR që do të krijohet në telefonin inteligjent të vjetër: pasi të inkuadrohet, të gjitha bisedat dhe dokumente të tjera do të kalojnë nga një pajisje në tjetrën, më shpejt.
Nuk dihet ende nëse e gjithë kjo do të funksionojë mes një sistemi operativ dhe një tjetri, por e sigurt është se mund të bëhet pa u shqetësuar nga lidhjet e ngadalta dhe pa kaluar nëpër icloud. Dhe e rëndësishme është se kjo arrihet me më pak ankth dhe më pak nxitim.
*Artikulli i La Repubblica, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News