Dy estonez hajdutë të 575 milionë dollarëve nëpërmjet kriptomonedhave

Policia në Estoni ka arrestuar dy persona të dyshuar për sa i përket mashtrimit financiar nëpërmjet kriptomonedhave  ky dyshohet se mijëra qytetarëve iu janë marrë rreth 575 milionë dollarë.

Policia estoneze hetoi rastin në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet amerikane të cilët kërkojnë ekstradimin e dy personave .

Autorët e kësaj ngjarjeje dy 37 vjeçarë shtynë me mijëra njerëz që të investonin në një platformë të kriptomonedhave të quajtur HashFlare dhe në një bankë të rreme të quajtur Polybius.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se dyshja akuzohet për mashtrim dhe komplot për pastrim parash, vepra penale të cilat dënohen me deri në 20 vite burg.

Të ardhurat nga ky aktivitet kriminal janë përdorur për blerjen e 75 pronave dhe makinave luksoze.

Autoritetet në Estoni e kanë përshkruar ngjarjen si një nga rastet më të mëdha të mashtrimit kibernetik që ka ndodhur ndonjëherë në vend.

*TiboNews