
Dy djemtë që po tentojnë të lidhen me Shakirën
Shakira dhe Lewis Hamilton mund të jenë pranë një lidhje të re romantike. Këngëtarja e përfolur për ndarjen e fundit, vazhdon të shkojë në garat e tij … që është pikërisht ajo që ndodhi përsëri këtë fundjavë.
Këngëtarja kolumbiane në fakt u kthye në terrenin e saj të vjetër për Çmimin e Madh të Spanjës në F1 të së dielës për të parë Lewis nga afër – dhe ai sigurisht nuk e zhgënjeu.
Lewis, duke ngarë Mercedesin, pati performancë të mirë pasi doli i dyti.
Pas garës, ai vlerësoi ekipin e tij, duke thënë se ndjente se kishte ngarë makinën më të mirë të sezonit – por duhet të hamendësojmë nëse ai pati pak nxitje shtesë nga prania e Shakirës.
Gjithsesi, ai ishte i gjithi i buzëqeshur dhe pas garës u bashkua me një grup miqsh, përfshirë Shakirën, e cila iu bashkua atij dhe ekipit të tij për darkë dhe pije.
Madje ajo ishte ulur pranë LH dhe nëse shikoni nga afër … mund të shihni krahun e tij të mbështjellë rreth saj.
Në çdo rast, Shakirës sigurisht që i pëlqen të jetë në shoqërinë e Lewis. Ata jo vetëm që thuhet se e festuan Çmimin e Madh në Miami muajin e kaluar – por ata përfunduan edhe në ujë së bashku, duke mos lënë Tom Cruise t’i afrohej këngëtares, pasi ishte i pranishëm aty.
Ka thashetheme që Tom Cruise është vërtet i interesuar për Shakirën por kjo e fundit duket qartë që vëmendjen e ka tek Lewis, me të cilin ajo vazhdon të shihet në publik.
Shakira është ndoshta beqarja më e përshtatshme në planet për momentin – falë ndarjes së saj nga Gerard Piqué – dhe deri më tani, ka dy djem simpatikë që i vijnë rrotull. Kë mendoni se do të afrojë më tepër Shakira?