
Dush i nxehtë apo si gjermanët në verë? Përgjigjen ekspertët
Jemi në periudhën e vitit kur temperaturat rriten ndjeshëm, dhe nxehtësia e brendshme mund të shkaktojë shqetësim tek të shumtë.
Përveç vështirësive për të fjetur, mund të jetë e vështirë për të kryer ndonjë punë – ose edhe thjesht të shijosh seritë e fundit të Netflix.
Ju mund të mendoni se zgjidhja është të bëni një dush të ftohtë me akull. Por a është kjo në të vërtetë kundërintuitive?
Ja disa këshilla të ekspertëve:
Shmang ekstremet
Shmangni dushin e ftohte shumë dhe të nxehtë. Dushi i nxehtë rrit temperaturën e trupit duke shkaktuar shqetësime të mëtejshme.
Megjithatë, të bësh një dush të ftohtë është gjithashtu kundërproduktive, pasi e mashtron trupin të mendojë se është i ftohtë, kështu që nuk ka nevojë të djersitet, mekanizmi natyror i ftohjes së trupit.
Dushi i ftohtë gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Glen Coulson, një ekspert i shëndetit dhe ujit nga Cladding Direct, thotë: “Pavarësisht nga ndjesia e një dushi të ftohtë si zgjidhja perfekte për motin e nxehtë, uji i ftohtë do të ulë sasinë e rrjedhjes së gjakut në lëkurë.
“[Ajo] në fakt nuk do të ulë temperaturën bazë të trupit që është ajo që trupi po punon dëshpërimisht shumë për ta stabilizuar gjatë valës së të nxehtit”.
Gjatë dushit të ftohtë, nxehtësia mbahet në trup. Pra, në afat të shkurtër, një dush i ftohtë mund të freskojë trupin – por sapo të dilni jashtë, do të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit të ftohtë.
Gjithashtu dushi i ftohtë mund të shkaktojë shok dhe atak nê zemër.
Kështu që zgjidhja ideale është dushi me ujë të vakët.
-Gjatë fundit të dushit, do ishte mirë të ftohnit pak hjin që trupi të përshtatet me temperaturën.
-Pas dushit, vishuni në një dhomë më të freskët për të shmangur djersitjen direkt nga dushi.
Por sigurohuni që të ajrosni banjën dhe të hapni dritaret pas dushit – për të reduktuar avullin dhe për të hequr qafe ajrin e lagësht.
Abha shpjegon se “ajrosja e mirë e banjës gjithashtu ndihmon në kontrollin e temperaturës së dhomës”.
Dhe kur thaheni, sigurohuni që të lëvizni butësisht.
“Fërkimi shumë i fortë me një peshqir mund të dëmtiojë dhe do të rrisë nxehtësinë e trupit që përkeqëson djersitjen, por gjithashtu mund të shkaktojë thatësi dhe acarim të tepërt të lëkurës”, thotë eksperti Coulson.