
Dush i ftohtë apo i nxehtë gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët
Në ditët e nxehta të verës, të gjithë përpiqen të qëndrojnë të shëndetshëm, dhe të freskët. Por prej kohësh ka diskutime nëse në ditë me temperatura tepër të larta duhet të bëjmë dush të nxehtë apo të ftohtë.
Një dush i ftohtë në ditë të nxehta tingëllon një ide shumë e mirë. Por në fakt ekspertët thotë se duhet të bëjmë të kundërtën.
Lexoni disa nga këshillat e ekspertëve:
-Shmangni ekstremet
Dushi shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë ndikon në sinjalet e nxehtësisë së trupit. Sipas ekspertëve dushi i nxehtë e bën trupin më të nxehtë. Megjithatë, të bësh një dush të ftohtë është gjithashtu kundërproduktive, pasi e mashtron trupin të mendojë se është i ftohtë – prandaj nuk ka nevojë të aktivizojë mekanizmin e ftohjes, i njohur ndryshe si djersa.
-Dushi i ftohtë gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurë
Gjatë dushit të ftohtë, nxehtësia mbahet në trup. Pra, në afat të shkurtër, një dush i ftohtë mund të freskojë trupin por sapo të dilni jashtë, do të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit të ftohtë.
Pra, në vend që të bëni një dush ekstrem, provoni të bëni një dush të vakët ose thjesht të freskët.
-Dush më të gjatë se në dimër
Ekspertët këshillojnë që të bëni dush për pak më gjatë për tu siguruar që temperatura e trupit të ulet mjaftueshëm për të ndaluar djersitjen. Dushi i vakët stimulon sistemin termorregullues të trupit.
-Në fund të dushit
Në fund të dushit, ekspertët sugjerojnë gjithashtu uljen e nxehtësisë gradualisht, në intervale prej dhjetë sekondash, për të ambientuar dhe ftohur trupin.
Pritja për disa sekonda ndërmjet ndryshimit të temperaturave do të ndihmojë në uljen e temperaturës së përgjithshme të trupit dhe për t’ju mbajtur të ftohtë.
Vishuni në një dhomë më të freskët për të shmangur djersitjen direkt nga dushi. Por sigurohuni që të ajrosni banjën dhe të hapni dritaret pas dushit për të reduktuar avullin dhe për të hequr qafe ajrin e lagësht. Ajrosja e mirë e banjës gjithashtu ndihmon në kontrollin e temperaturës së dhomës.
-Dhe kur thaheni, sigurohuni që të prekni butësisht trupin me peshqir
Fërkimi i fortë me një peshqir mund të shkaktojë rritje të nxehtësisë së trupit që përkeqëson djersitjen, por gjithashtu mund të shkaktojë thatësi dhe acarim të tepërt të lëkurës.
*Tibo News