Durrësi bëhet gati për kroçeret dhe jahtet që do zbarkojnë në Adriatik

Shtatë kroçera pritet të vizitojnë qytetin e Durrësit përgjatë sezonit turistik të këtij viti, të cilat janë konfirmuar deri më tani nga autoritetet.

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet së bashku me Autoritetin Portual për të pritur edhe disa jahte, që do të konfirmojnë vizitën e tyre në Adriatik përgjatë muajve të verës në vijim.

Kalatat 4 dhe 5 do të lirohen në datat e planifikuara për shkak të një hapësire të dedikuar për ankorimin e kroçerave dhe jahteve.

Kujtojmë se verën e kaluar 22 kroçera ndaluan në Portin e Durrësit, me mijëra turistë nga shtete të ndryshme që shijuan natyrën dhe bukurinë bregdetare të Shqipërisë.