Durrës/ Hakmerret 41-vjeçarja, i djeg makinën ish-të dashurit

Detaje të reja dalin në pah për ngjarjen e Durrësit ku një 41-vjeçare u arrestua të hënën për djegien e një makine, në pronësi të ish-të dashurit të saj. Shtetasja Dorina Stafa nga Tirana, pas ndarjes nga i dashuri i saj ka marrë këto veprime të dënueshme, si shenjë hakmarrjeje.

Ajo i kishte blerë makinë dhe banesë ish-të dashurit në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim vëllai i saj,  ndërsa një shtetas italian është proceduar në gjendje të lirë, për moskallëzim krimi. Grupi hetimor ka marrë në pyetje 41-vjeçaren, e cila pritet të sqarojë të gjithë rrethanave dhe motivet që e kanë detyruar të kryejë një akt të tillë.