“Dua ta eliminoj” – Mbappe mesazh Ronaldos para ndeshjes

Franca dhe Portugalia do të përballen në çerekfinalen e Euro 2024, ku vëmëndje ka edhe dueli mes Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Francezi nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për portugezin, ndërsa në një rrëfim para sfidës çerekfinale, deklaroi se e respekton Ronaldon si një legjendë të futbollit, por në fushë do të tentojë të fitojë për Francën.

“Është një nder për mua që do të përballem dhe do të takohem me Ronaldon, të gjithë e njohin admirimin që unë kam për atë. Herë pas herë jemi në kontakt dhe Ronaldo e ndjek karrierën time, por këtë herë dua të fitoj ndaj tij”.