AlbanianEnglish

Dua Lipa merr titullin e rëndësishëm nga presidentja e Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa u nderua edhe njëherë në vendin e saj të lindjes. Kësaj here nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Instagram foto nga ceremonia.

Në foto shfaqet Dua të cilën Osmani e ka pritur në Presidencë, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj binjake. Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.

Postimi i plotë:

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

You don't have permission to register