
Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare, surpriza sot në Sheshin ‘Skënderbej’ për Pavarësinë
Shqiptarët anembanë botës festojnë 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Rrjetet sociale janë mbushur me foto shqiptarësh kudo në botë, teksa mbajnë në duar flamurin kuqezi.
Ndërsa në Tiranë, Sheshi Skënderbej pritet të mbushet pasi këngëtarja Dua Lipa do të mbajë një koncert, po ashtu do jenë edhe këngëtarë të tjerë të njohur si Elvana Gjata.
Një ditë më parë ajo mori shtetësinë shqiptare, me një ceremoni të organizuar në Bashki nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Dua postoi këtë status:
Ndërkaq, edhe kryeministri Edi Rama postoi foto me këngëtaren me origjinë shqiptare.
*Tibo News