
Droni edukues i policisë“kap” shoferët problematikë
Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm teksa ngasin makinën.
Dronët e policisë rrugore dokumentojnë shkeljet e sidomos ato në zonat urbane.
Një ndër objektivat e “Dronit Edukues” është rritja e sigurisë rrugore përmes kontrollit ndaj manovrave në rrugë të përdoruesve të automjeteve, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Dronët kanë kapur drejtues të mjeteve te cilët nuk u japin përparësi mjeteve të tjera në kryqëzim, duke mos zbatuar tabelën urdhëruese “STOP”, si dhe nuk përmbushin detyrimin e ndalimit të plotë të mjetit, deri në shpejtësinë 0 km/h, para vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim.
Për shkeljet e kryera, këto drejtues mjetesh ndëshkohen me masa administrative nga 5000 deri në 8000 lekë të rinj.
*Tibo News