Droni, arma e luftërave moderne që has kritika

Dronët janë mjete fluturuese të drejtuara në distancë. Prej viteve 2000 ato po përdoren gjerësisht në beteja duke u konsideruar si armë moderne.

Dronët mundësojnë 24 orë vëzhgim nga lartësitë duke sjellë pamje reale nga një betejë në zhvillim.

Disa prej tyre kanë misione specifike, si për shembull ndërlidhja apo përgjimi i komunikimeve, ndërsa të tjerë janë të ndërtuar enkas për sulme.

Lexo: Shtetet që dominojnë tregun ndërkombëtar të armëve

Zakonisht dronët e sulmeve janë rreth 11 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë me krahët që shtrihen deri në 20 metra gjerësi.

Dronët më të fuqishëm mund të mbajnë deri në 6 rraketa, dy prej të cilave me gjurmues lazer që kap rreze deri në 1,850 kilometra.

Lexo: Bombat e pashpërthyera, rreziku kryesor pas çdo lufte

Ky lloj droni pilotohet në distancë nga të paktën dy persona të cilat zyrat e tyre i kanë në një vend të sigurt në SHBA.

Përdorimi i dronëve në luftë ka ngjallur mjaft kritika.

Lexo: Kush është zanafilla e konflikteve në Lindjen e Mesme

Fakultetet sociale të Universitetit të Stenfordit dhe Nju Jorkut kanë ngritur pretendime për zhveshjen e përjetimit njerëzor të ushtarëve që i pilotojnë këto mjete. Në të tillë mënyrë mund të kryhen krime lufte pa qenë të ndërgjegjshëm.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.