Drogërat, kërcënim serioz për Shqipërinë

Shqetësimi mbi drogërat si kërcënim serioz për vendin dhe shoqërin tonë e ngriti ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili mori pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogërave dhe Krimit në Vjenë.

Nga Vjena, Balla tha se një gamë e gjerë substancash me veti psiko-aktive, të ofruara në forma të ndryshme, përbëjnë një rrezik potencial për shëndetin, duke çuar në vdekje e helmime.

Balla:

“Kompleksiteti dhe shkalla e drogave të forta ka ardhur duke u rritur, duke i ekspozuar përdoruesit ndaj një numri më të madh të substancave psikoaktive. Një gamë e gjerë substancash me veti psiko-aktive, të ofruara në forma të ndryshme, përbëjnë një rrezik potencial për shëndetin, duke çuar në vdekje e helmime”.

Ministri balla foli edhe mbi nismat ligjore që po ndjek qeveria shqiptare, mes të cilave dhe ashpërsimi i Kodit Penal.

“Aktualisht po rishikojmë Kodin Penal për të trajtuar veprat penale brenda Perimetrit të Sigurisë në Shkolla, duke përfshirë trafikimin dhe shpërndarjen e drogave.”

Në takimin e mbajtur në Vienë, me propozim të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, Shqipëria u bë anëtare e Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Drogërave Sintetike.