
Drita Haxhillari prej 17 vitesh në luftë me kancerin
Drita Haxhillari prej 17 vitesh lufton me kancerin e gjirit, ishte vetëm 36 vjeçe kur do të diagnostikohej më këtë sëmundje, por asnjëherë nuk i humbi shpresat në asnjë moment. Drita ka punuar si mësuese në shkollë të mesme, ku ishte dhe njëherësh aktiviste në veprimtaritë kulturore të shkollës. Tani ajo vendos të sjell historinë e saj frymëzuese, të një gruaje plot shpresë dhe forcë që dëshiron të jetojë çdo moment të jetës pavarësisht gjithçka je.
https://youtu.be/jvuN2IHTEZk
Pavarësisht sëmundjes, Drita është përpjekur të bëjë një jetë aktive, të punojë dhe të angazhohet në shoqëri. Ajo ka arritur të botojë edhe dy libra me poezi duke dashur të pasqyrojë luftën e saj me botën, vet veten dhe sëmundjen që e ka prekur.
Një kalvar i gjatë vuajtjesh jeta e saj por optimizmi që e karakterizon ka bërë që të luftojë fortë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka hequr dorë as nga dashuria. Në moshën 36 vjeçare, pikërisht në dhomat e spitalit onkologjik ku po kurohej do të njihte dashurinë e jetës.