
Drejtuesit e Vllaznisë premtojnë shpërblimin për lojtarët, nëse kapin finalen e Kupës
Vllaznia do kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe të cilin shkodranët e fituan vjet pasi mundën në “Air Albania” Skënderbeun.
Kuqeblutë përballen sot nga ora 17:45 me Partizanin në “Loro Boriçi” dhe pas barazimit në ndeshjen e parë u duhet të fitojnë për të shkuar në finale.
Drejtuesit e klubit kanë menduar edhe ta motivojnë skuadrën përpara këtij dueli. “Panorama Sport” shkruan se në rast kualifikimi futbollistëve dhe stafit do t’u shpërndahen 10 mijë euro. Kjo praktikë është ndjekur shpesh te Vllaznina, edhe në kampionat.
Shkodranët duan kupat e Europës dhe Kupa e Shqipërisë është njëra rrugë që të çon aty./ oversport.tv
*Tibo News.