
Drejtori i CIA-s thekson pasojat e përdorimit të armëve bërthamore
Drejtori i CIA-s Burns u takua në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate.