
Drejtor i Shkollës Shqipe “Faik Konica” Belgjikë, Arjan Bajraktari: Emigrimi një udhëtim i vështirë drejt së panjohurës
Arjan Bajraktari i diplomuar në Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Fakultetin Juridik, si dhe ka mbaruar Akademinë Internacionale të Policisë në Budapest (ILEA). Në fund të vitit 1998 largohet nga Shqipëria, për në Belgjikë.
Drejtor i Shkollës Shqipe “Faik Konica” në qytetin Namur, Belgjikë. Ai është gjithashtu organizator i Simpoziumeve dhe Konferencave historike e shkencore në Belgjikë, ku mund të veçojmë Simpoziumin shkencor, “Skenderbeu: Një mit Kombëtar, një hero Europian”. Është koordinator i marrëdhënieve mes Bashkisë Malësi e Madhe dhe Namur Belgjikë, kryetar i Shoqatës Atdhetare “Kulla e Bajraktarit të Hotit”.
Shqiptarët janë tashmë të integruar mirë me shoqërinë belge, por dhe kanë arritur të kenë profesione mjaft të suksesshme.
Shkolla shqipe kanë tre nivele me klasat respektive për gjuhën, gjeografinë, historinë dhe artin shqiptar. Gjithashtu ka dy nivele për të rritur (risi në Belgjikë dhe në Europë), ku pjesa e madhe e studentëve janë shtetas Belg të origjinës. Shkolla është e Amëzuar dhe punon me kurrikule të njëjtë me Shqipërinë.
Kur je jashtë atdheu të mungon më shumë dhe këtë e ndjejnë të gjithë duke i shtyrë më tepër për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e kombit të tij.