
Drake thyen rekordin 55-vjeçar të Beatles
Reperi i njohur me origjinë kanadeze, Drake, ka thyer rekordin e Beatle, si artisti me më shumë këngë në mesin e pesë këngëve më të luajtura në Billboard. Ky rekord është mbajtur nga grupi shumë i dashur britanik, për 55 vite me rradhë.
Aktualisht, Drake ka më shumë këngë që kanë arritur në pesëshen e parë në historinë e tabelës së Billboard “Hot 100” se çdo artist tjetër, ka bërë me dije “British Independent”.
Hiti i fundit i Drake, i cili është “Stayin Alive” ishte rezultat i bashkëpunimit me kolegët e tij DJ Khaled dhe Lil Baby.
Hiti i fundit i muzikantit, emri i plotë i të cilit është Aubrey Drake Graham, “Stayin Alive” ishte rezultat i bashkëpunimit me kolegët e tij DJ Khaled dhe Lil Baby.
Reperi i njohur mban edhe rekordin për numrin e këngëve në top 10, 20 dhe 40 në listën “Hot 100” të Billboard.