Drake befason shqiptarët, shfaqet me flamurin kuqezi në këngën më të re

Reperi i njohur Drake ka publikuar këngën e tij të re  të quajtur “Polar Opposites”, por ajo që ka tërhequr vëmendjen në videoklipin tij është veshja kuqezi, me simbolin e shqiponjës së flamurit të Shqipërisë dhe përmendja e kryeqytetit të Kosovës, Prishtina. Ai gjithashtu shfaqet me disa shqiptarë të konsideruar si miqtë e tij. Ende nuk dihet se nga vjen inspirimi i Drake për këtë këngë dhe se çfarë e lidh atë me shqiptarët, por k♪7ta të fundit e kanë mirëpritur dhe Instagrami i tij tashmë është mbushur me komente shqiptarët dhe me simbolin e flamurit.

Drake i këndon një vajze, e cila, sipas tekstit, i ka bërë bllok në çdo platformë sociale.

Vajza quhet Mariana, dhe në Shqipëri kemi shumë Mariana…

Teksti:

“Duhej plane për të të kuptuar
Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjoni propagandën?
Ne sapo thyem akullin dhe tani ju të dy po largoheni
Isha i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lini motrën tuaj të jetë zëri i arsyes
Ose është teksti yt që po e lexoj gabimisht
Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese
Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë
E di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Bipolare, e papjekur”, thotë ai në tekstin e këngës.

Kënga “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3”, e cila kapi rekorde shikueshmërie.