
Dosja CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj kërkon lirinë
Kastriot Ismailaj i dënuar me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ka kërkuar të lërë qelinë.
Ish-administratori i kompanisë DIA i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesë për liri me kusht, me argumentin se ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës Ismailajt do zhvillohet gjatë të hënës në Gjykatën e Fierit.
*Tibo News