Dorëhiqet pas 11 vitesh kreu i Gardës së Republikës

Komandanti i Përgjithshëm Gramos Sako është dorëhequr nga detyra, pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës. Mësohet se dorëheqja e Sako-s është dërguar në zyrën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësin e  tij.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të Sakos dhe nëse është tërhequr totalisht nga shërbimi, apo mos ndoshta lidhet me strukturimin e institucionit.

Ndërkaq, Garda e Republikës ka çelur garën për zgjerimin e saj duke shtuar 70 punonjës të tjerë, duke çuar totalin në 1505 efektivë.

Ky shtim në numër u pa si i domosdoshëm për të mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, qoftë nga presionet apo kërcënimet e grupeve kriminale.

Një prej emrave që përflitet se do të zëvendësojë ish kreun e Gardës thuhet të tjerë ish kreu i Policisë së Shtetit dhe kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.