Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Ka dhënë dorëheqjen Admir Abrija, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Nuk dihen detaje konkrete apo arsyet pse u dorëhoq nga posti, por vjen vetëm pak javë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në atë burg, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.

Nuk dihet se kush do i zërë vendin, por ajo që dihet deri më tani është që Admir Abrija ja ka dorëzuar aktin e dorëheqjes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Ndërkohë pritet që kjo dorëheqje të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.