
Dorëhiqet Artan Lame, kush do e zërë vendin e tij?
Artan Lame ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas mediave vendase, vendin e tij do e zerë Dallëndyshe Bici, e cila aktualisht është në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
Artan Lame drejtoi Aluiznin prej vitit 2013.
Në vitin 2019 Lame mori drejtimin e Kadastrës Shqiptare, duke u bashkuar ALUIZNI me Hipotekën.
Ndërsa Dallëndyshe Bici ka qenë më herët në krye të IKMT-së, kandidate për deputete, zv/ministre e Mbrojtjes dhe së fundi sërish në krye të IKMT-së.
*Tibo News.