Donald Trump kërkon të rikthehet

Donald Trump kërkon të rikthehet .

Ish-presidenti i SHBA-ve ka shpallur kandidaturën e tij mbi garën presidenciale të vitit 2024 me shpresën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes së zgjedhjeve.

Deklaratën Trump e bëri gjatë një fjalimi që mbajti për mbështetësit e tij në Mar-a-Lago.

Ai përmendi në këtë fjalimin të gjitha arritjet e tij politike përgjatë mandatit si një shembull mbi atë çfarë i solli Amerikës.

Ky njoftim i Trump vjen më herët se zakonisht, madje edhe në një vend si Amerika e cila njihet për fushatat e stërzgjatura presidenciale.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.