
Donald Trump fajëson Melania-n për zgjedhjet primare, çfarë ndodhi?
Donald Trump thuhet se ka fajësuar gruan e tij Melania, pasi e këshilloi të mbështeste një kandidat republikan gjatë zgjedhjeve afatmesme të SHBA-ve.
Ish-presidenti i dha mbështetjen e tij republikanit Mehmet Oz për senatin, por ai humbi ndaj demokratit John Fetterman.
Pas humbjes në zgjedhje, Trump sulmoi disa njerëz verbalisht, përfshirë gruan e tij, sipas reporteres së New York Times, Maggie Haberman.
Humbja ka qenë aq e fortë sa Trump-it po i kërkohet të rimendojë njoftimin për rikandidimin e tij si president në zgjedhjet e 2024-ës, kandidatët e të cilës do të shpallen javën e ardhshme.
Sipas mediave amerikane, Donald Trump u nxeh aq shumë nga humbja e kandidatit republikan, sa ka filluar t’u bërtasë të gjithëve.
Ndërsa, rivali i tij Joe Biden tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me republikanët.
*Tibo News