Don Xhoni dhe Ariana, prindër për herë të parë?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana, kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë, veçanërisht pas ndarjes dhe dedikimeve që i bënë njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale. Së fundmi, u supozua se janë martuar dhe pas kësaj, mendohet se do të bëhen prindër.

Ariana, emri i së cilës ka ndryshuar tashmë në Instagram nga Ariana Riley në Ariana Isufi, postoi një foto shoqëruar me një emoji të një gruaje shtatzënë.

Në komente, shumë ndjekës e urojnë për shtatzëninë, ndërkohë që të tjerë bëjnë shaka duke e pyetur nëse do të quhet “Alexander apo Jashar”.

Ditë më parë, modelja postoi një foto të tatuazhit ku shkruhet “Mrs. Isufi”. Ajo e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Jemi të lidhur përgjithmonë”, duke ngjallur dyshimet se është martuar me reperin, emri i së cilit është Xhonatan Isufi.

Gjiiithsesi, Don Xhoni, në këngën e tij të re, “Ike”, ka si protagoniste Ariana-n, ku në një pjesë të këngës shprehet: “Ti e din pasha nanën fort po t’du/ kom pas me t’marr për gru”. Tani, se e ka finalizuar apo jo “premtimin” nuk e dimë.