
Dollari arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit
Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit kundrejt disa valutave këtë të hënë. Rritja erdhi pasi kryetari i Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell tha se normat e interesit do të mbaheshin më të larta për një kohë më gjatë për të ulur inflacionin.
Normat e interesit në bonot e thesarit në SHBA u rritën gjithashtu të hënën pas komenteve të Powell.