Do ketë më shi? Mësoni parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në zonat malore, kryesisht në veri dhe disa zona në qendër të territorit. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mbeten me reshje të pakta zonat malore të Shqipërisë, më të dukshme reshjet paraqiten në Verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.