Do dyfishojmë rrogat në arsim, Berisha prazanton planin për Programin Arsimor dhe të Kërkimit Shkencor

Zgjedhjet parlamentare mbahen pas rreth një viti, dhe PD e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka hartuar planin për programin e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor. Berisha mes të tjerash u zotua se do të ketë rritje të pagave për mësuesit si dhe premtoi investime në infrastrukturën e arsimit.

Berisha tha:

Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë ndër 1300 Euro në arsimin shqiptarë. Nuk do të ketë rrogë ndër 2000 Euro në universitetet e vendit.

Berisha u ndal edhe tek tarifat e shkollës për studentët, ku tha se për universitetet publike do të përgjysmohet ndërsa tha se tarifa për arsimin profesional do të hiqet.

Berisha: Do të shndërojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime.

Ndërkaq, Berisha nuk kurseu akuzat për Ramën dhe qeverinë e tij duke thënë se e ka shkatërruar sistemin e arsimit.

Berisha: Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokullisje që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër.

Me programet e PD-së së Berishës, kjo parti kërkon votën e qytetarëve, ndonëse partia duket e ndarë në dy pjesë dhe ku ende sfidë mbetet riorganizimi i strukturave të PD-së në të gjithë vendin.