
Dmitry Utkin dhe historia e tij me Wagner
Nëntë persona të tjerë ishin në avion së bashku me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin kur ai u rrëzua, sipas detajeve të fluturimit të lëshuara nga autoritetet ruse të aviacionit.
Ata përfshijnë Dmitry Utkin, i cili besohet se i ka dhënë emrin grupit mercenar.
Rusia thotë gjithashtu se Valeriy Chekalov, i cili besohet të ketë qenë me rol vendimtar për financat e grupit, ishte në bord.
Tre anëtarë të ekuipazhit ishin në fluturim së bashku me anëtarët e Wagner.
Ja çfarë dimë për ta.
Dmitry Utkin
Historia e Grupit Wagner është e turbullt, por emri i Dmitry Utkin në mënyrë të pashmangshme do të shfaqet.
63-vjeçari besohet se ka qenë i përfshirë në ushtrinë private që në fillimet e saj në vitin 2014, megjithëse roli i tij i saktë është i diskutueshëm dhe është e paqartë nëse ai ishte aktori kryesor në themelimin e saj apo ka vepruar si një frontmen.
Në komentet e tij të fundit të njohura të bëra për trupat e Wagner në Bjellorusi në qershor dhe të raportuara nga një kanal i mediave sociale pro-Wagner – ai dukej se konfirmoi se Grupi Ëagner u emërua sipas shenjës së thirrjes që ai përdori në fushën e betejës.
Me sa duket është një referencë për kompozitorin Richard Wagner, i cili ishte muzikanti i preferuar i Adolf Hitlerit.
Ka pak fotografi të Utkin, por një nga ato që qarkullon është një selfie e cila zbulon tatuazhet neo-naziste në trupin e tij.
Sipas CV-së në internet të Utkin, e cila duket të jetë rreth vitit 2013 dhe u zbulua nga faqja investigative Bellingcat, ai shërbeu në GRU – divizioni i inteligjencës ushtarake të Rusisë nga viti 1988 deri në vitin 2008. Ajo thotë se përfshirja e tij në operacionet luftarake çoi në fuqizime qeveritare dhe renditen aftësitë e dhe cilësitë e tij profesionale mbi përdorimin e armëve.
Utkin u largua nga inteligjenca ushtarake dhe fitoi ndikim në Wagner kur grupi luftoi në anën e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore në vitin 2014.
Ai gjithashtu mendohet se ka qenë i përfshirë në operacionet e grupit në Siri dhe Afrikë. Një hetim i BBC në vitin 2021 e lidhi atë me dokumente që ekspozuan përfshirjen e Wagner në luftën civile libiane.
Një foto që mendohet të jetë bërë në vitin 2016 tregon Utkin së bashku me presidentin rus Vladimir Putin në një pritje në Kremlin, në një kohë kur qeveria ruse po mohonte lidhjet me Wagner.
Valeriy Chekalov
Chekalov besohet të jetë një bashkëpunëtor i ngushtë i Prigozhin me lidhje biznesi me liderin Wagner që shtrihet në vitet 2000.
47-vjeçari duket se ka qenë i përfshirë në drejtimin e interesave të biznesit jo ushtarak të Prigozhin, të cilat qeveritë perëndimore thonë se përdoren për të financuar grupin mercenar.
Chekalov ishte i lidhur me Evro Polis, një kompani e lidhur me Prigozhin, e cila nënshkroi kontrata për prodhimin e gazit dhe naftës në Siri në vitin 2017.
Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, kompania u kontraktua nga qeveria e Bashar al-Assad “për të mbrojtur fushat e naftës siriane në këmbim të një pjese prej 25 për qind në prodhimin e naftës dhe gazit nga fushat”.
Financat e mbledhura nga marrëveshja u përdorën për të paguar luftëtarët Wagner dhe për të blerë armë.
Chekalov ishte vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së dhe Ukrainës për lidhjet e tij me Prigozhin dhe Evro Polis është sanksionuar gjithashtu nga një numër qeverish, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Pesë burrat e tjerë të listuar si pasagjerë duket se janë luftëtarë të Wagner.
Ndryshe nga Utkin dhe Chekalov, ata nuk figurojnë në listat e sanksioneve ndërkombëtare dhe kështu nuk janë konsideruar si figura të larta nga qeveritë perëndimore.
Duke pasur parasysh që Prigozhin ishte i rrethuar nga një mbrojtje e ngushtë dhe aq më tepër pasi përçarja e tij me Vladimir Putin u thellua ata mund të kenë udhëtuar si truproja.
Emrat e tre prej burrave shfaqen në një bazë të dhënash të luftëtarëve të supozuar të Wagner, e cila është përpiluar nga aktivistët pro-ukrainas: Yevgeny Makaryan, Sergey Propustin dhe Alexander Totmin.
Një person tjetër i identifikuar nga autoritetet ruse si Nikolay Matuseev nuk shfaqet në bazën e të dhënave.
-Piloti Alexei Levshin, bashkëpiloti Rustam Karimov dhe ekuipazhi Kristina Raspopova
Tre personat e mbetur të identifikuar si mes të vdekurve nga autoritetet ruse janë piloti Alexei Levshin, bashkë-piloti Rustam Karimov dhe Kristina Raspopova, stjuardesë dhe e vetmja grua në bord.
Shumë pak informacione të konfirmuara janë të disponueshme për treshen dhe është e paqartë nëse ata ishin të punësuar drejtpërdrejt nga Prigozhin, nga një kompani që ai zotëronte ose nga një kompani tjetër.
Prigozhin dihet se ka udhëtuar rregullisht me avion privat dhe avioni i përfshirë në përplasje, një Embraer Legacy 600 i prodhuar në Brazil, dihet se është përdorur nga ai më parë.
Avioni u vu nën sanksionet e SHBA-së në vitin 2019 – kur u rendit nën një regjistrim tjetër – për shkak të lidhjeve të tij me Prigozhin përmes një kompanie.
Raspopova, 39 vjeçe thuhet se ka folur me familjen e saj dhe ka postuar fotografi në rrjetet sociale pak para nisjes së fluturimit.
Karimov, 29 vjeç, kishte punuar për kompaninë vetëm për tre muaj, sipas një interviste për mediat ruse me babain e tij, dhe thuhet se festoi përvjetorin e katërt të martesës në fillim të këtij muaji.
Levshin, 51 vjeç, ishte i martuar me dy fëmijë dhe kishte punuar në aviacion gjatë gjithë jetës së tij të rritur, raportojnë mediat ruse duke cituar familjen e tij.