
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, merr mbiemrin e gruas
Brooklyn Beckham sapo është martuar dhe ka vendosur të mbajë edhe mbiemrin e gruas.
Këtë ai e ka bërë me dije në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shfaqej me bashkëshorten.
Në postim shkruhej “Zoti dhe Zonja Peltz Beckham”.
Tani ai do të quhet Brooklyn Joseph Peltz Beckham
Siç jemi mësuar, pjesa dërrmuese e burrave nuk e ndryshojnë mbiemrin pas martese, megjithatë ata që zgjedhin ta bëjnë këtë e kanë të patën një arsye.
- Nuk i pëlqen mbiemri i tij
- Nuk lidhet me mbiemrin e familjes së tij
- Do të thyejë normat gjinore
- Do të përcjellë një ndjenjë uniteti, përkushtimi.
Arsyeja që Brooklyn vendosi të mbajë edhe mbiemrin e Nicola-s është se ai do të tregojë një shenjë të madhe përkushtimi ndaj gruas dhe dashurisë që ka për të.
Dyshja e njohur Brooklyn, 23 vjeç, dhe Nicola, 27, u martuan më 9 prill në Palm Beach, Florida.
Lidhja e tyre është konfirmuar në janarin e 2020-it, si dhe fejesa e tyre ndodhi në korrik të po atij viti.