
Djali i Armand Dukës mes makinave e jetës luksoze, fotot që po xhirojnë rrjetin
Ndërkohë që presidenti i FSHF-së Armand Duka është nën akuza për abuzime me fondet, në sy ka rënë jeta e djalit të tij Kleit Duka. Në rrjet po qarkullojnë shumë foto teksa shihet me makina luksoze, me një stil jete tepër të shtrenjtë, të pasqyruar edhe në rrjetet e tij sociale.
Shpesh Kleit Duka është fotografuar dhe parë nën shoqërinë e vajzave shqiptare të cilat i nxjerr në faqet e tij kryesisht Instagram, teksa konsumon SHISHA dhe në vende të tjera të kushtueshme.
Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë Bashkinë e Tiranës, si aksionere e FK Tiranës, në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë, për babain e tij Armand Duka.
Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Po ashtu, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.
Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, gjurmon posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e .Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor!
Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armando Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK dhe ILDKP, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.