Divjaka me kryebashkiak të ri, Gorrea i PS-së fiton me 2 mijë vota më shumë

Partia Socialiste ka arritur të fitojë edhe në Divjakë, me një kryebashkiak të ri.

Rezultati është me 2393 vota diferencë.

Josif Gorrea i Partisë Socialiste mori 9309 vota, duke kryesuar kështu ndaj Aurel Malkos, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili arriti të fitojë 6916 vota.

494 vota u cilësuan të pavlefshme.