Ditëlindje njëherë në 4 vjet, ja sa bebe lindën ditën e fundit të shkurtit

12 lindje janë regjistruar vetëm në ditën e fundit të shkurtit, më 29 shkurt. Konkretisht kanë lindur 7 djem dhe 5 vajza, të cilët sipas datës iu bie të festojnë ditëlindjen në plot kuptimin e saj një herë në 4 vite. Ndonëse mund ta festojnë edhe në mesnatën e 28 shkurtit të tre viteve të tjera.

“Ne patëm 12 lindje në 24 orë të cilat shumica ishin lindje natyrale. 7 lindje natyrale. Nuk kishim planifikuar asnjë lindje me operacion. Bëmë 5 operacione nga këto 12 lindje të cilat ishin vetëm urgjenca. Gratë duan të lindin jo në datën 29 Shkurt që ta festojnë ditëlindjen e fëmijës njëherë në 4 vjet, preferojnë ditët normale të tjera. Ky ishte shkaku që ne nuk planifikuam asnjë lindje me operacion dje, vetëm ato që erdhën urgjencë.”

Ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” u regjistrua vetëm një lindje, një bebe djalë, ditën e djeshme.

Referuar të dhënave Zyrtare nga Gjendja Civile me 29 Shkurt të vitit 2020 lindën 88 bebe, prej të cilëve 49 djem dhe 39 vajza.