
Ditë me diell dhe pa reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja sjellë kalime të pakta vranësirash të cila më të fokusuara do të jenë në zonat malore, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 23°C.