AlbanianEnglish

‘Dita pa pantallona’, si nisi dhe si u përhap në disa vende të botës

Pasagjerët që udhëtuan në metrotë e Londrës dhe jo vetëm u zhveshën pjesërisht në atë që e quajnë “udhëtimi pa pantallona”. Kjo lloj shfaqje u rikthye pas pandemisë që preku thuajse gjithë botën.

Qindra udhëtarë u bashkuan në udhëtimin pa pantallona, i cili fillimisht startoi në anën tjetër të Atlantikut, në New York.

Linja “Elizabeth”, e cila u hap vitin e kaluar mirëpriti pasagjerët e parë pa pantallona, me qindra të tjerë që udhëtuan me të brendshme për ngjarjen vjetore, e cila filloi në Nju Jork dy dekada më parë.

Organizuar nga The Stiff Upper Lip Society, kjo traditë tregoi njerëz gjysmë e lart të veshur për punë me xhaketa e kollare, ndërsa në gjysmë e poshtë me të brendshme, apo pantallona të shkurtra.

Nga nisja në New York, kjo traditë humoristike është përhapur në më shumë se 60 vende anembanë globit.

Tradita e çuditshme u krijua nga Improv Everyëhere, një grup arti i performancës së komedisë, në New York në vitin 2002.

“Misioni filloi si një shaka me shtatë djem dhe është shndërruar në një festë ndërkombëtare, me dhjetëra qytete në mbarë botën që marrin pjesë çdo vit”, thuhet në uebsajtin e Improv Everyëhere.

Fotot e publikuara tregojnë njerëz që kalojnë rastësisht në trenat e metrosë dhe i heqin pantallonat me indiferencë dhe britanikët janë të parët që mbështesin nisma gazmore.

Çfarë do mendonit nëse edhe në Shqipëri do zgjerohej kjo traditë?

*Tibo News

You don't have permission to register